Politike

“Ka ndërmarrë reforma të pakrahasueshme”/ Bozo: Zgjodha PS se mban premtimet që jep, është e vetmja qeveri që ka ditu

23 Mars 2021, 16:19 Nga DOSJA
“Ka ndërmarrë reforma të pakrahasueshme”/ Bozo:

TIRANË- Kandidatja për deputete, Luljeta Bozo, nën siglën e Partisë Socilaiste, ka treguar se pëse ka zgjedhur këtë forcë politike.

Gjatë fjalës së saj, ku Kryeministri Rama, po prezantonte skuadrën e tij në Tiranë, ka thënë se zgjodhi të ishte me PS-në, pasi kjo e fundit, i mban premtimet që ka  dhënë.

Sakaq ka shtuar se ndryshe nga vendet e tjera , qeveria në vendin tonë ka arritur të menaxojë më së miri, tërmetin e 26-nëntorit si dhe pandeminë e Covid-19.

“Ka ndërmarrë reforma të pakrahasueshme”/ Bozo: Zgjodha PS se mban premtimet që jep, është e vetmja qeveri që ka ditur të menaxhojë pandeminë dhe tërmetin
” Ne inxhinierit i kemi të shkurtra fjalët. Të hyja në politikë s’më kishte shkuar mendja. Duke pasur në konsideratë me mendimin e të gjithë njerëzve, që kërkonin që në Shqipëri të kishte njerëz të tillë për të përfaqësuar në Kuvend, zgjodha të isha me Partinë Socialiste sepse PS, mban premtimet që jep dhe në këtë periudhë pati dy ngjarje shumë të vështira pandeminë dhe Covid-19. PS ka bërë reforma të pakrahasueshme gjatë kësaj periudhe. Duhet t’i japim mbështetjen dhe në madatin e tretë që të mos lërë punën përgjysmë. Njerëzit duhet ta dinë se PS ka bërë punë të madhe dhe duhet që Partia Socialiste që të marrë mandat të tretë, me qëllim që punët të ecin përpara. Qeveria tregoi veten se di të menaxhojë situatën shumë mirë. Kemi Italinë, e shtata në botë dhe nuk ka strehuar të prekurit. Vetëm qeveria jonë ka ditur ta menaxhojë më së mirë pandeminë dhe tërmetin. Jam shumë me besim që ne si skuadër që partia Socialiste të fitojë edhe këtë mandat te tretë.”– ka thënë Bozo.

LAJM KRYESOR: Rama me skuadrën e Tiranës: Fitojmë 20 deputetë, na duhet një mandat i tretë për të çuar gjërat në fund. Opozita, grumbullim mbetjesh të shekullit të kaluar (Thumbat dhe batutat me Majkon e Bozon

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike luljeta bozo luljeta bozo

Sondazh

Poll