Politike

Rama me skuadrën e Tiranës: Fitojmë 20 deputetë, na duhet një mandat i tretë për të çuar gjërat në fund. Opozita, gru

23 Mars 2021, 15:16 Nga DOSJA
Rama me skuadrën e Tiranës: Fitojmë 20 deputetë, na duhet

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte shumë i prerë kur tha se në Tiranë, kërkon të fitojë 20 mandate. Nga stadiumi “Air Albania”, Rama zhvilloi një bisedë dhe prezantoi kandidatët e Partisë Socialiste për Tiranën teksa foli dhe për ambiciet e tij në këtë qark, nën logon e PS-së. Kryesocialisti deklaroi se përzgjedhja e inxhinieries Luljeta Bozo dhe Najada Çomos në listën e kandidatëve për deputetë, nuk ishte një rastësi. Rama tha se ato përfaqësojnë dy sfidat ë rëndësishmë që kaloi Shqipëria, atë të tërmetit dhe të pandemisë së Covid-19.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama kërkoi një mandat të tretë për të përfunduar reformat që ka nisur. Rama, teksa prezantonte skuadrën e 25 prillit për Tiranën, tha se vendi ynë është përballur me sfida të vështira si pandemia dhe rindërtimi e për këtë arsye nuk janë përfunduar të gjitha reformat e planifikuara nga Partia Socialiste.

Kreu i qevërisë foli edhe për vaksinimin teksa tha se synon që pranverën e ardhshme të ketë vaksinuar të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Ai shtoi se ka në process edhe disa marrëveshje të tjera në lidhje me procesin e vaksinimit.

Kryeministri Edi Rama ka ngacmuar ministrin Pandeli Majko. Rama vuri në dukje faktin që Majko renditet i 19-i në listë dhe tha se për këtë arsye preferon t’ia japë fjalën. Por, më pas, Rama shtoi se në fakt përveç tij, ai që ka marrë gjithçka nga Partia Socialiste është Majko. Vetë ministri Majko tha se në fakt ai ka presion në këto zgjedhje. 

Rama vijoi më tej duke paracaktuar vendin që do të ketë ministri Pandeli Majko në listat që do të bëhen për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Rama tha se Majko do të jetë në vendin e 20 herën tjetër dhe se do të flasë nga Teatri i Ri Kombëtar, ndërsa shtoi se kur ai vetë ishte i ri, Majko nuk e kishte ndihmuar të gjente zyrat e partisë për tu regjistruar.

Opozitën, kryeministri e cilësoi një konglomerat i materialeve të së shkuarës. Rama nuk i ka kursyer sulmet ndaj Opozitës, teksa tha se partia që ka përballë dhe që kërkon votën, është një skuadër mbijetese. Sipas Ramës, Opzita është një mbledhje mbetjesh të shekullit të kaluar. Ai shtoi se administratori është Lulzim Basha, ndërsa Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha janë ata që luajnë nga pas.

Edhe inxhinierja Luljeta Bozo ishte ajo që kishte kritika për Opozitën. Referuar sherrit në Elbasan, mes ish-deputetit Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca, Bozo tha se nuk zgjidhet asgjë me boks, por vetëm me biseda. Kjo fjalë e Bozos u shoqërua edhe nga një batutë e kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti ‘ëmbëlsirë’ inxhinieren dhe tha se pas saj do vijë një ‘kafe nga lali’, referuar kryebashkiakut Erion Veliaj.

Një tjetër që dha këshilla ishte edhe Bora Muzhaqi, e zgjedhura si kandidate për deputete në listën e Tiranës të Partisë Socialiste nga nisma ‘deputeti që duam’. Muzhaqi u bëri thirrje të rinjve që të punojnë e të mos ankohen, pasi  Shqipëria nuk ndryshohet nga kafja.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Politike 23 Mars 2021, 14:09

TIRANË– Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje në lidhje me vendet se ku duhet të afishohen materialet e propagandës ng...