Politike

Shembja e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Kryemadhi: Vepër e mafias! Rilindja ka një urrejtje për shqiptarët, ta

23 Mars 2021, 09:23 Nga DOSJA
Shembja e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Kryemadhi:

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha ditën e sotme se shembja e maternitetit Geraldinë është një vepër e mafias. Teksa ishte e pranishme në njësinë numër 1 në Tiranë, Kryemadhi u shpreh se shembja është një pastrim i parave të pista dhe i inceneratorëve.


Kryemadhi: Shembja e materniteti veper e mafias. Shembja e maternitetit, pastrim i parave te pista dhe te incerenatoreve. Rrenim i memories dhe historise sone. Rrenim i historise memories dhe emocioneve. Rilindja ka nje urrejtje per shqiptaret. Pasi shkaterroi mjeket, pensionistet tani po shkaterron dhe memorien. Materniteti, i ndertuar nga nje grup i jashtezakonshem mjekesh. Pas 25 prillit angazhohemi per rindertimin e teatrit. Angazhohemi qe te gjithe pergjegjesit ti cojme perpara drejtesie qe te kthejne nje me nje cfare kane marre.

Dosja.al raportoi disa ditë më parë shembjen që i ishte bërë godinës së shpallur monument kulture që në vitin 2007 me pretendimin se do të rikonstruktohet. Ndërhyrja do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 466 milion lekë, megjithatë nuk ka një datë zyrtare për përfundimin e projektit. Drejtoresha e spitalit, Eliona Demaliaj me “Iphone 12 pro max” në dorë tregoi se shembja ishte e domosdoshme pas lëkundjeve të tërmetit të ndodhur më 26 nëntor, 2 vitë më parë.

Sipas saj, pjesa në të djathtë të godinës ishte dëmtuar dhe Instituti i Ndërtimit e kishte nxjerrë jashtë funksionit, ndaj për të mos rrezikuar jetën e nënave e foshnjave kishin zgjedhur ta hidhnin në tokë. Megjithatë deri më tani nuk është publikuar asnjë studim lidhur me projektin që po zbatohet në një godinë që është ndërtuar që në vitin 1937 nga mbreti Zogu I.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike monika kryemadhi rikonstruksioni i maternitetit “mbretëresha geraldinë” monika kryemadhi rikonstruksioni i maternitetit “mbretëresha geraldinë”

Sondazh

Poll