Politike

Miratohen ndryshimet e Reformës në Drejtësi, votohen 10 projektligjet! Kuvendi jep “ok” për vaksina ruse e kineze, Manas

23 Mars 2021, 07:09 Nga DOSJA
Miratohen ndryshimet e Reformës në Drejtësi, votohen 10

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë votoi ditën e sotme 10 projektligje të cilat ishin vendosur në rendin e ditës për diskutim. Si fillim, ishte Partia Socialiste ajo që kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, pasi depozitoi në Kuvend 10 projektligje pjesë e paketës për reformën në Drejtësi. Taulant Balla kërkoi që të futen në rendin e ditës reforma në drejtësi dhe ajo u bë.

Në fjalën e saj në Kuvend, ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se sigurimi i vaksinave ishte një luftë brrylash, ndërsa dha edhe shembullin e Gjermanisë që po shikon mundësinë për të marrë doza nga vaksina ruse. Duke vijuar me shëndetësinë, ishte deputeti Myslym Murrizi ai i cili iu drejtua ministres duke i përmendur rastin e rëndë që u transmetua mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Boom‘ në Vlorë. Nga Kuvendi, Murrizi tha se ngjarja u bë publike 70 ditë pasi ngjarja u bë mediatike, e më pas i bëri thirrje SPAK që të fillojë menjëherë hetimet për mjekët në Vlorë, pasi sipas tij nuk ka më turp dhe krim kur familjarët nuk dinë se ku i kanë të afërmit e tyre.

Deputeti Ralf Gjoni nga ana tjetër tregoi prapaskenat e takimit të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit francez, Emmanuel Macron. Në fjalën e tij, me ironi Gjoni tha se Macron kishte kërkuar ndihmë nga kreu i qeverisë shqiptare për të rritur popullaritetin e tij në Francë. Ndër të tjera, ai iu bëri thirrje qytetarëve për të “djegur” fletën e tyre të votimit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Ndërsa Belinda Balluku u mor ‘në pyetje’ nga deputetët e Kuvendit në lidhje me ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Ajo tha se do të merren parasysh të gjitha shqetësimet që banorët kanë. Ndërsa për aleatin që do të jetë pjesë e ndërtimit, Balluku tha se kur SHBA dhe Shqipëria bëhen bashkë ndodhin shumë gjëra të mira.

Në fund të seancës, 94 deputetë votuan pro Aktit Normativ të Këshillit të Ministrave, që lejon Qeverinë të negociojë për blerjen e vaksinave nga Rusia dhe nga Kina. Ndërsa me shumicë votash kanë kaluar edhe 10 ndryshimet që i janë bërë Reformës në Drejtësi nga maxhoranca. Pika “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, ka kaluar me 95 emra pro, 5 kundër dhe 2 abstenim.

(a.b/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kuvendi i shqiperise senca plenare 23 mars 2021 kuvendi i shqiperise senca plenare 23 mars 2021

Sondazh

Poll