Politike

Shembja e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, presidenti Meta i ASHPËR: Gjenocid kulturor ndaj identitetit të kryeqyte

23 Mars 2021, 08:38 Nga DOSJA
Shembja e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, presidenti

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër për prishjen e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” me pretendimin se do të rikonstruktohet. Kreu i shtetit e konsideron ndërhyrjen nga Instituti i Ndërtimit si në atentat ndaj historisë dhe trashëgimnisë, kjo për shkak se godina është cilësuar si monument kulture i kategorisë së dytë. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Meta shkruan se pas rrafshimit të Teatrit Kombëtar dhe “fshehjes” pas kullave të Sahatit të Tiranës, ndaj kryeqytetit po kryehet një tjetër genocid kulturor. Po ashtu, Meta ka premtuar se pas 25 prillit shqiptarët do të fitojnë mundësinë që të zgjedhin vetë lidhur me çështje të rëndësishme, duke përmendur sërish mundësinë e referendumit. 

“Ndërhyrja brutale mbi godinën historike të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë’’, pa transparencë, në periudhë pandemie, është një tjetër atentat, në vijim të sulmeve barbare ndaj historisë, trashëgimisë kulturore dhe identitetit tonë kombëtar. Shkatërrimi kriminal i Teatrit Kombëtar, rrafshimi i qindra objekteve me status special e monument kulture, si dhe “zhdukja” e Sahatit pas kullave, janë dëshmi e babëzisë dhe të një gjenocidi kulturor ndaj identitetit të Kryeqytetit tonë, në shkelje të Kushtetutës, ligjit për konsultimit publik dhe të gjitha parimeve për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë historike e kulturore. Duke u solidarizuar me qëndrimin e Unionit të Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve të Shqipërisë për çështjen e ndërhyrjes mbi godinën e maternitetit ‘’Mbretëresha Geraldinë’’, u premtoj të gjithë shqiptarëve se pas 25 prillit në Shqipëri do të nisë epoka e referendumeve, për t’u dhënë të drejtën qytetarëve të vendosin vetë mbi të gjitha çështjet e rëndësishme me interes publik,“-shkruan Meta. 

Dosja.al raportoi disa ditë më parë shembjen që i ishte bërë godinës së shpallur monument kulture që në vitin 2007 me pretendimin se do të rikonstruktohet. Ndërhyrja do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 466 milion lekë, megjithatë nuk ka një datë zyrtare për përfundimin e projektit. Drejtoresha e spitalit, Eliona Demaliaj me “Iphone 12 pro max” në dorë tregoi se shembja ishte e domosdoshme pas lëkundjeve të tërmetit të ndodhur më 26 nëntor, 2 vitë më parë.

Sipas saj, pjesa në të djathtë të godinës ishte dëmtuar dhe Instituti i Ndërtimit e kishte nxjerrë jashtë funksionit, ndaj për të mos rrezikuar jetën e nënave e foshnjave kishin zgjedhur ta hidhnin në tokë. Megjithatë deri më tani nuk është publikuar asnjë studim lidhur me projektin që po zbatohet në një godinë që është ndërtuar që në vitin 1937 nga mbreti Zogu I. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta materniteti mbreteresha geraldine rikonstruksioni i maternitetit “mbretëresha geraldinë” ilir meta materniteti mbreteresha geraldine rikonstruksioni i maternitetit “mbretëresha geraldinë”

Sondazh

Poll