Politike

Tritan Shehu viziton dy familje në Memaliaj, kryefamiljari: Refuzuam të votonim, kryetari i bashkisë na hoqi asistencën ekon

23 Mars 2021, 08:46 Nga DOSJA
Tritan Shehu viziton dy familje në Memaliaj, kryefamiljari: Refuzuam

GJIROKASTËR– Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD për Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, ka qënë i pranishëm në një familjet Mihasi dhe Duro në zonën e Memaliajt.

Të dy familjet jetojnë në kushte tmerrësisht të vështira. Familja Mihasi në Luftinjën e Sipërme jeton vetëm me 10 mijë lekë që janë të destinuara vetëm për barnat e kryefamiljarit paraplegjik Kastriot Mihasi. Ky i fundit ka katër fëmijë dhe jeton në një kasolle pa kushte elementare, pa energji elektrike dhe pa ujë.


Ndërsa pushteti lokal në Memaliaj, ka ndëshkuar me heqjen e asistencës ekonomike familjes Duro në fshatin Martalloz. Kryefamiljari Gjolek Duro në bashkëbisedim me Shehun, ka treguar se kryetari i Bashkisë Memaliaj i zgjedhur më 30 qershor 2019 Gjolek Guci, i ka hequr asistencën ekonomike vetëm pasi ai bashkë me gruan, refuzuan të shkonin në votime.

Djali i madh Sokrati, ka lënë gjimnazin për të mbledhur bimë medicinale së bashku me të atin për të siguruar kafshatën e bukës që Bashkia e Memaliajt ja hoqi 1 vit e gjysmë më parë. Shehu premtoi se do të ndëshkojë autorët që i privuan asistencën ekonomike për refuzimin e farsës zgjedhorëe të 30 qershorit.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike tritan shehi tritan shehi

Sondazh

Poll