Politike

Kryemadhi në njësinë 1 në Tiranë, shprehet optimiste: Rezultatet e LSI-së do të jenë të jashtëzakonshme

23 Mars 2021, 09:07 Nga DOSJA
Kryemadhi në njësinë 1 në Tiranë, shprehet optimiste:

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ndodhet ditën e sotme në njësinë numër 1 në Tiranë. Kryemadhi në fjalën e saj u shpreh optimiste se partia e saj do të marrë rezultate të jashtëzakonshme në zgjedhjet e 25 prillit.

DEKLARATA:

Ne jemi këtu te Brylli, siç mund të quhet ose ‘Brryli Brodway’. Kjo është një nga zonat më të vjetra të Tiranës edhe pse qyteti është zmadhuar, ndryshuar është bërë heterogjene për shkak dhe të pjesëmarrjes, rritjes së popullsisë dhe ndërtimeve të ndryshme. Por ka mbetur një pjesë autoktone e kësaj zone, qytetarie, e cila ka bërë që në momente të caktuara të kthjellohemi ne të politikës dhe të vijmë me këmbë në tokë.
Ne këtu, me Erisën, Etjonin apo dhe me Alertin i cili është djalë i ri. Kam një histori shumë të bukur me një mikun tim. I thashë Alerti është çun tirons, është nga ‘Ali Demi’. Kemi qenë në Jalë dhe unë me një eufori, pasi te LRI nuk kisha veç djem nga Skrapari. Dhe ky më thotë, o shefe edhe unë me orgjinë nga Skrapari jam, lind e rritur në Tiranë. Alertin e kemi kandidat për deputet nga LRI. Për ne nuk ka rëndësi rënditja, por ka rëndësi angazhimi dhe marrja e përgjegjësive dhe Alerti ka marrë përgjegjësi për të gjithë strukturën e rinisë, votuesit për herë të parë. Kemi Etjonin, një mjek doktor, na e pëlqejnë shumë analistët dhe televizionet pasi është i kthjellët i ftohtë, ndryshe nga ne që vijmë nga betejat dhe luftërat. Për të mos folur pastaj për Erisën që ju të gjithë e njihini. Unë jam rritur me Erisën. Ajo ka qenë fëmijë unë vajzë e re. Kështu ikin vitet dhe shoqëritë konsolidohen dhe në momentet më vendimtare dhe deçizive, njerëzit që të rrinë më afër janë ata që ti mendon se nuk i ke afër. Janë disa njerëz të tjerë, që dashje pa dashje nuk janë pjesë e familjes tënde, por bëhen pjesë e një familje te madhe që është jo vetëm politike. Njësia 1 ka problematika shumë të mëdha, por edhe ka një pjekuri politike shumë të madhe. Kam një bindje që rezultati i LSI në njësinë numër 1 do të jetë i jashtëzakonshëm.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll