Politike

‘100 dështimet e Ramës’/ Basha: Shqipëria e fundit në Rajon për përfitimin e granteve nga BE!

23 Mars 2021, 08:13 Nga DOSJA
‘100 dështimet e Ramës’/ Basha: Shqipëria e fundit

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar ditën e sotme se kanë mbetur dhe 32 ditë përpara se të vijë dita e zgjedhjeve të 25 prillit. Ndërkohë, përpos kësaj, ai ka ndarë dhe ‘100 dështimet e Ramës’.

Në një postim në “InstaStory”, Basha shkruan se Shqipëria është e fundit në Rajon sa i përket përfitimit të fondeve komunitare të ofruara nga BE, e sipas tij, qeveria ia ka besuar infrastrukturën e zhvillimit PPP-ve, e cila sipas Bashës ka kosto më të lartë.

POSTIMI:

32 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Edi Ramës në 8 vite. Cili është vendi i rajonit që ka përfituar nga grantet e konektivitetit të BE? Përgjigja Shqipëria, e cila në vend që të konkurrojë për fondet komunitare, ia ka besuar zhvillimin e infrastrukturës PPP-ve, të cilat kanë një koso më të lartë.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll