Politike

Rama ndan shifrat: 77,692 familje që janë gëzuar me fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes

23 Mars 2021, 07:20 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë në ‘Facebook’ shifrat nga familjet që kanë përfituar bonusin e bebes për çdo të porsalindur. Rama shkruan se bonusi është përfituar nga familjet pavarësisht se ku kanë zgjedhur që ti lindin fëmijët e tyre, në Shqipëri apo jashtë vendit.

Teksa përshëndet qytetarët ‘mirëmengjesi’, Rama shkruan se me ‘programin tonë universal, kemi mbështetur familjet me 40,000 lekë për fëmijën e parë , 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë , pavarësisht se ku kanë zgjedhur t’i sjellin në jetë fëmijët, në Shqipëri apo jashtë vendit, duke i regjistruar në vendin amë.

POSTIMI:

‘ Mirëmëngjes dhe me këto pamje të triumfit të jetës ju uroj një ditë të mbarë. Fakt 77,692 familje që janë gëzuar me fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes për çdo të porsalindur, nga Janari 2019. Me programin tonë universal, kemi mbështetur familjet me 40,000 lekë për fëmijën e parë , 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë , pavarësisht se ku kanë zgjedhur t’i sjellin në jetë fëmijët, në Shqipëri apo jashtë vendit, duke i regjistruar në vendin amë!’- shkruan Rama.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll