Politike

Ish-deputeti i PS-së Dedja tregon prapaskenat: Kur Topi u zgjodh president, Rama i shkoi me lule në zyrë…

11 Maj 2019, 15:38 Nga DOSJA
Ish-deputeti i PS-së Dedja tregon prapaskenat: Kur Topi u zgjodh president,

TIRANË– Ish-deputeti i PS-së në qarkun e Elbasanit Taulant Dedja, me anë të një statusi në Facebook ka reaguar lidhur me librin e ish-presidentit Bamir Topi.

Në statusin e tij, ish-deputeti Dedja shkruan se kryeministri Edi Rama dhe ish-presidenti Bamir Topi kanë mbështetur njëri-tjetrin pas kiuntave.

“Edi Rama bashkinë që rimori me 2007 në radhë të parë e ka “dhuratë” nga Topi dhe PD e asaj kohe … dhe kur Topi u zgjodh president, Rama i shkoi me lule në zyrë… Thjesht i kujtoj sot Z. Topi një telefonatë që më bëri rreth mesnatës, dy ditë para se të zgjidhej president… dhe bisedën mes meje, Bamirit dhe Berishës pasi ishin takuar me Nanon…”

Më tej, Dedja shkruan se për postin e presidentit, Bamir Topi do të duhet që të falenderonte ish-kryeministrin Sali Berisha dhe pasardhësin e tij, Edi Rama.

“Ai duhet t’i mbetet mirënjohës Sali Berishës sepse pa mbështetjen e tij nuk do ishte bërë kurrë president. Në radhë të dytë duhet ta falenderojë Ramen për mbeshtetjen “pas kuintave”.”

Në postimin e tij, Dedja nuk ka lënë pa përmendur edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Berisha nuk kam dyshim që i është mirënjohës Nanos për ndihmën që i dha për të kapërcyer një krizë që mund të çonte në zgjedhje të parakohshme, pikërisht në periudhën që i paraprinte në atë kohë hyrjes në NATO dhe shpalljes së Kosovës, shtet i pavarur.”

Postimi i plotë:

Ditën e djeshme ish-presidenti Bamir Topi prezantoi librin e tij “Nocturn-Kur arsyeja errësohet nga pushteti”, ku përveç jetës personale, ai tregon edhe prapaskenat e disa prej ngjarjeve më të forta politike. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bamir topi edi rama taulant dedja bamir topi edi rama taulant dedja

Sondazh

Poll