Politike

Demokratët e Shkodrës nisen drejt Tiranës, Spahia: Nuk ka zgjedhje me Ramën kryeministër (Video)

11 Maj 2019, 15:23 Nga DOSJA
Demokratët e Shkodrës nisen drejt Tiranës, Spahia: Nuk ka

SHKODËR– Simpatizantët e Partisë Demokratike të Shkodrës janë nisur drejt Tiranës. Ata do të marrin pjesë në protesën e paralajmëruar të opozitës kundër qeverisë Rama.

Në një deklaratë për mediet, kryetari i PD-së në Shkodër Xhevdet Amuli shprehet se më datë 30 qershor nuk do të zhvillohen zgjedhje.

Qytetarët Shkodrës dhe të Shqipërisë do të vërshojnë drejt Tiranës. Nuk ka zgjedhje dhe nuk do të ketë zgjehdje pa u garan tuar liria e votës. Rama u bën presion qytetarëve duke miratuar ligje dhe amendamente për burgosjen e qytetarëve të cilët dalin në protesta për të luftuar për të drejtën e tyre,”- u shpreh Amuli.

Më pas për mediet foli edhe ish-deputeti Bardh Spahia tha se Rama është organizatori i bandave.

“Qytetarët do të vërshojnë si lum përpara zyrës së kryeministrit të Edi Ramës. Sot do të tregohet edhe një herë që qytetarët nuk pajtohen me vjedhjen e votës me tjetërsimin e vullnetit të tyre.

Rama është kryeorganizatori i krybandave. Ta hajë harrojë Rama dhe kushdo tjetër tij se do të ketë zgjedhje pa u larguar ai,”- tha Spahia më tej.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bardh spahia demokratet e shkodres xhevdet amuli bardh spahia demokratet e shkodres xhevdet amuli

Sondazh

Poll