Politike

Meta pret në takim Zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, Presidenti: Të dy vendet, do të duhet të f

22 Mars 2021, 15:30 Nga DOSJA
Meta pret në takim Zëvendëskryeministrin e Maqedonisë

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim Zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe delegacionin, që e shoqëronte. Sipas njoftimit të bërë nga vetë Presidenca, Kreu i Shtetit u njoh nga Grubi me ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut.


Në takim, Meta theksoi rëndësinë që ka përfshirja sa më e madhe e diasporës shqiptare në këtë proces dhe vlerësoi se përtej aspektit statistikor regjistrimi i popullsisë do të jetë përmbajtësor në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Presidentit Meta, dy vendet, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të bashkëpunojnë për përballimin me sukses të sfidave të pandemisë dhe efikasitetit të përpjekjeve për sigurimin e vaksinave anticovid.

“Si dy vende fqinje, aleate në NATO dhe me vizione të përbashkëta euroatlantike, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të duhet të fuqizojnë edhe më shumë marrëdhëniet në dobi të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit,”- tha Meta ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike artan grubi ilir meta artan grubi ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 22 Mars 2021, 14:47

TIRANË- Ditën e sotme, në vendin tonë, kanë mbëritur 10 mijë vaksina anti-COVID, Sputnik V. Në një njoftim nga Kryeministria u bë e ditur vaksinat janë dhu...