Bota

AAK: Refuzojmë të votojmë një qeveri arbitrare dhe autoritare 

22 Mars 2021, 17:56 Nga DOSJA
AAK: Refuzojmë të votojmë një qeveri arbitrare dhe

KOSOVË- Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka uruar qeverinë e re të Kosovës. Gjatë fjalës së tij, Tahiri ka thënë se nuk kanë asgjë kundër figurës së Kryetarit dhe se çfarë përfaqëson ai, po janë kundër logjikës dominuese. Ai ka thënë se nuk do të votojnë Presidentin nga ana e VV-së, pasi nuk duan që të bëhen pje së e një kulture politike arbitrare dhe autoritare.

“Nuk kemi asgjë kundër figurës së Kryetarit, dhe as kundër asaj çfarë ai mund të përfaqësoj. Jemi kundër logjikes dominuese. Refuzojmë që në çfarëdo formë, të bëhemi pjesë aktive e një kulture politike arbitrare, dihet se ky shpie në arbitrarizmi. Grupi Parlamentar i AAK duke filluar me refuzimin e sotshëm të kësaj logjike, në asnjë rast, në asnjë proces, në asnjë rrethanë, nuk do të lejoj që cilido fitues zgjedhor, cilado shumicë parlamentare, t’i imponohet apo t’i mbivendosët sistemit politik dhe kulturës politike demokratike. Sistemi ynë politik është i ndërtuar t’i rezistoj valëve, euforive dhe triumfalizmave sikurse kjo sot. Ne dallojmë nga fituesi aktual i zgjedhjeve. Logjika e ardhjes së tyre në pushtet ka qenë kritika, dhe jo alternativa. Si grup parlamentar, kurdo që do të kritikojmë dhe kundërshtojë, ne do të ofrojmë alternativë. Për këtë qëllim, duke refuzuar votimin e Kryetarit, ftojmë shumicën që të reflektoj. Nëse besojnë ndonëse ne ende nuk jemi të sigurtë se besojnë. Në kontrollin dhe kufizimin e pushteteve, në debat dhe dialog, në përfshirje dhe koordinim, i ftojmë të jenë transparent, parimor, dhe racional. Edhe sikur t’i kishin 80 deputetë, gjë që si kanë. Fituesi do të duhej të ofronte një qasje të komunikimit dhe përfshirjes aktive të opozitës në procese, vetëmjaftueshmëria në parlamentarizëm është naivitet”, tha ai.

LAJMI KRYESOR: Rinis seanca për votimin e qeverisë “Kurti 2”! LVV bashkon votat me listën joserbe, Glauk Konjufca zgjidhet president në detyrë, Kurti: I kam emrat e ministrave, shpejti i publikoj. Sfida e radhës; kreu i shtetit (ZHVILLIMET)

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora besnik tahiri betimi i qeverise kurti besnik tahiri betimi i qeverise kurti

Sondazh

Poll