Bota

Abdixhiku uron qeverinë Kurti dhe e këshillon: Kryeministri duhet të sillet me dinjitet 

22 Mars 2021, 17:18 Nga DOSJA
Abdixhiku uron qeverinë Kurti dhe e këshillon: Kryeministri duhet

KOSOVË- Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar qeverinë e re në Kosovë. Gjatë fjalës së tij në seancën për votimin e qeverisë Kurti 2, thënë se LDK-ja do të qëndrojë në opozitë dhe do të bëjë detyrën e saj sa më mirë deri sa të vijnë zgjedhjet e tjera. Abdixhiku gjithashtu i ka thënë Kurtit se duhet që të sillet me dinjitet që nga dita e parë e detyrës deri në fund.

“I nderuar kryetar i Kuvendit, fillimisht urime për zgjedhjen tuaj. Në qoftë se rendi kushtetues është respektuar me plotni, sot është përmbyllur respektimi i vullnetit të qytetarëve. Është veprim i zakonshëm demokratik. Si opozitë e re, këtë kapitull e mbajmë të mbyllur sepse respektojmë vullnetin e njerëzve që sot janë me ju, e nesër bëhen me ne. Kryeministri që do të zgjidhet sot duhet t’ia kujtojë vetes se nga dita e parë e punës e deri te ajo e fundit, duhet të sillet me dinjitet,” tha ai.

LAJMI KRYESOR: Rinis seanca për votimin e qeverisë “Kurti 2”! LVV bashkon votat me listën joserbe, Glauk Konjufca zgjidhet president në detyrë, Kurti: I kam emrat e ministrave, shpejti i publikoj. Sfida e radhës; kreu i shtetit (ZHVILLIMET)

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora betimi i qeverise kurti lumir abdixhiku betimi i qeverise kurti lumir abdixhiku

Sondazh

Poll