Bota

Albin Kurti: Orientimi ynë është i qartë, rruga jonë është Integrimi në BE dhe në NATO

22 Mars 2021, 17:01 Nga DOSJA
Albin Kurti: Orientimi ynë është i qartë, rruga jonë

KOSOVË– Kryetari i Lëvizjes VetëVendosja Albin Kurti është duke mbajtur fjalimin e tij para Kuvendit të Kosovës, në seancë e thirrur për prezantimin e qeverisë dhe votimin e saj.

Kurti prezantoi shkurtimisht prioritetet e qeverisë së tij, duke treguar se cilat janë programet dhe planet e qeverisë së tij.

‘Do të rrisim kapacitetet e forcave të sigurisë së Kosovës, dhe do ti japim përparësi zhvillimit të kapaciteteve të plota dhe do të përgatitemi ta bëjmë Kosovën pjesë të Kartës së Atlantikut.’- tha Kurti.

‘Orientimi ynë është i qartë, rruga jonë është Integrimi në BE dhe në NATO, raportet tona fqinjësore do ti bazojmë në bazë të reciprocitetit.

Me Serbinë kemi një dialog por nuk do të ketë progres nëse nuk do të zbulohen varret e ushtarëve të rënë’- shtoi ai.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti betimi i qeverise kurti albin kurti betimi i qeverise kurti

Sondazh

Poll