Bota

Rinis seanca për votimin e qeverisë së Kosovës, Kurti mban fjalimin e tij para deputetëve të rinj

22 Mars 2021, 16:42 Nga DOSJA
Rinis seanca për votimin e qeverisë së Kosovës, Kurti mban

KOSOVË– Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka hapur seancën e Kuvendit në lidhje me këkrkesën e 52 deputetëve për miratimin e qeverisë së re.

Ai ka ftuar Albin Kurtin që të prezantojë qeverinë e tij. Kurti ka folur edhe për programin e tij qeverisës duke thënë se pandemia është çështje kryesore që qeveria e tij do të merret, vettingu në drejtësi, reformat në arsim, reformat në shëndetësi do të jenë po ashtu ndër prioritetet kryesore të qeverisë së tij.

Në fjalën hapëse pasi falenderoi të gjithë të pranishmit, Kurti u shpreh se misioni i parë i qeverisë së tij do të jetë menaxhimi i pandemisë.

‘Do të shtojmë buxhetin për shëndetësinë dhe do të mundësojmë një trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovë’– u shpreh Kurti.

Më tej ai vijoi duke u prezantuar dhe programin e tij për rininë dhe fëmijët.

‘Fëmijët dhe rinia janë e ardhmja e Kosovës, andaj ne do të jemi gjithmonë krah tyre duke mbështetur çdo iniciativë inovative’– vijoi Kurti.

Sot të zgjedhurit e popullit nga 14 shkurti janë mbledhur në Kuvend për të votuat konstituimin e qeverisë së re. Glauk Konjufca është zgjedhur kryeparlamentari i ri dhe njëherazi presidenti në detyrë. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mungon në Kuvend, por bëri me dije se është besimplotë se qeveria e re do të votohet, duke shtuar se i ka gjetur edhe emrat e ministrave. Pas votimit të qeverisë së re, brenda pak ditësh, duhet vendosur dhe një emër për presidentin. I vetmi propozim deri më tani ka ardhur nga LVV, dhe bëhet fjalë për Vjosa Osmanin. Nëse për emrin e saj nuk ka konsensus, vendi rrezikon zgjedhje të parakohshme.

 

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti betimi i qeverise kurti albin kurti betimi i qeverise kurti

Sondazh

Poll