Bota

Enver Hoxhaj në Kuvend: S’po shikoj asnjë plan për vaksinat, Kurti dhe Osmani bënë koalicion për karrige…. pse sot nuk

22 Mars 2021, 17:28 Nga DOSJA
Enver Hoxhaj në Kuvend: S’po shikoj asnjë plan për

KOSOVË- Kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj ka ‘kritikuar’ planin e qeverisë Kurti 2, për shkak se mungesës së planit ekonomik dhe të vaksinave. Gjatë fjalës së tij, në foltoren e Kuvendit, Hoxhaj ka thënë se koalicioni mes Kurtit dhe Osmanit është më shumë për karrige se sa për të qeverisur mirë vendin. Ai tha se PDK si opozitë që është e ka për detyrë që të jenë zëri i qytetarëve. Hoxhaj gjatë fjalës së tij, ka thënë se Kurti ka qënë më parë në pushtet dhe se qeveria e tij ka qënë e papërgjegjshme. Ai gjithashtu i ka bërë një pyetje Kurtit për çështjen e Presidentit. 

Ne jemi në një seancë në mars të vitit 2021, por duhet ta shtrojmë pyetjen se edhe në shkurt të vitit 2020 e kemi pasur kryeministrin Kurti po ashtu kandidat për kryeministër dhe është votuar si kryeministër. Dhe ajo çfarë ka ndodhur gjatë kësaj kohe është se i kemi pasur dy modele të qeverisjeve, atë Kurti dhe Hoti, që kanë qenë qeveri të papërgjegjshme, të paafta për të adresuar sfidat e brendshme dhe ato të jashtme. Gjatë fjalës së tij, në foltoren e Kuvendit, Hoxhaj ka thënë se koalicioni mes Kurtit dhe Osmanit është më shumë për karrige se sa për të qeverisur mirë vendin. Nuk po dëgjoj një politikë të fortë ekonomike dhe as plan për vaksinat. Këto kanë qenë kauzat e politikës së jashtme dhe u përqëndruan në kauzat e politikës së brendshme dhe mendoj se zoti Kurti duhet të thotë një fjali të vetme. Duhet të them dhe dy tre gjëra për Partinë Demokratike dhe rolin tonë në vend, ne kemi respektuar votën e zgjedhësve, do ta respektojmë edhe qeverinë, duhet të dini që ky koalicion mes jush dhe zonjës Osmani, është më shumë koalicion për karrige. Ne do të bëjmë Opozitë sepse e kemi oglibim kushtetues. Do të jemi zëri i qytetarëve, që të atyre që na kanë votuar e të atyre që nuk na kanë votuar. Por pse duhej mbajtur me urgjencë kjo seancë, kur e keni një shumicë dhe pse sot nuk keni vendosur që të zgjidhni fillimisht Presidentin?”, tha ai.

LAJMI KRYESOR: Rinis seanca për votimin e qeverisë “Kurti 2”! LVV bashkon votat me listën joserbe, Glauk Konjufca zgjidhet president në detyrë, Kurti: I kam emrat e ministrave, shpejti i publikoj. Sfida e radhës; kreu i shtetit (ZHVILLIMET)

(I.A;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora betimi i qeverise kurti enver hoxhaj betimi i qeverise kurti enver hoxhaj

Sondazh

Poll