Bota

Ndodh në Rumani/ Gruaja lakuriq futet live në emision, tenton të qëllojë me tullë prezantuesen

22 Mars 2021, 17:12 Nga DOSJA
Ndodh në Rumani/ Gruaja lakuriq futet live në emision, tenton të

RUMANI- Një ngjarje e pazakontë, ka ndodhur në një emision në Rumani. Siç, shihet në një video që tashmë është bërë virale dhe ka bërë bujë në rrjetet sociale, një grua shfaqet tërësisht e zhveshur duke vrapuar në studion e emisionit.

Ajo shihet se ka një tullë në dorë, ndërsa përpiqet të godasë drejtuesen e emisionit, Mirela Vaida.

Regjisori u përpoq menjëherë të ndalonte gruan, por gjithsesi ajo arriti të gjuante tullën drejt prezantueses. Fatmirësisht, tulla ra në tokë dhe prezantuesja nuk u lëndua.

Arsyeja e këtij akti nuk dihet ende, por mediat rumune shkruajnë se gruaja hyri në skenë nga një derë emergjence, e pakontrolluar nga roje apo kamera.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota mirela vaida mirela vaida

Sondazh

Poll