Bota

Ministri serb: Beogradi do të parandalojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat botërore

22 Mars 2021, 16:58 Nga DOSJA
Ministri serb: Beogradi do të parandalojë anëtarësimin e

SERBI- Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin ka deklaruar se Serbia do të parandalojë Prishtinën të jetë pjesë e ndonjë organizate botërore. N1 shkruan se këtë gjë Vulin e ka thënë gjatë takimit me ambasadorin e Zvicrës në Beograd, Urs Schmid. Vulin tha se Beogradi do të punojë në mënyrë aktive për të parandaluar hyrjen e Kosovës në Interpol, dhe në organizata të tjerë.

“Kosova nuk mund të jetë anëtare e ndonjë organizate botërore, veçanërisht e asaj që ka të dhëna për bandat e drogës”, tha Vulin.

Kjo deklaratë e Vulin ka ardhur pas kërkesave të shumta nga qeveritarët e Kosovës, që të hyjnë në organizatat ndërkombëtare.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora aleksander vulin urs schmid aleksander vulin urs schmid

Sondazh

Poll