Bota

Kurti prezanton kabinetin qeverisës: 3 zvendëskryeministra dhe 6 gra në qeveri

22 Mars 2021, 17:07 Nga DOSJA
Kurti prezanton kabinetin qeverisës: 3 zvendëskryeministra dhe 6 gra

KOSOVË- Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti gjatë votimit të qeverisë së re ka bërë të ditur emrat që do të mbajnë mbi supe Ministritë e Kosovës. Gjatë fjalës së tij, Kurti ka bërë të ditur se në këtë qeveri do të jenë 3 zvendëskryeministra, ku një prej tyre është femër, ndërkohë që në gjithë kabinetin drejtues janë 6 femra që do të mbajnë poste ministrore. Ky është numri më i madh i femrave në një kabinet qeverisës në Kosovë, që nga pavarësia e vendit.

EMRAT dhe POSTET:

Zëvendëskryeministër i parë – Besnik Bislimi,

Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme – Donika Gërvalla,

Zëvendëskryeministre e tretë – Emilia Rexhepi

Ministrinë e Punëve të Brendshme – Xhelal Sfeçla,

Ministrinë e Arsimit – Arbërie Nagavci,

Ministrinë e Shëndetësisë – Arben Vitia,

Ministrinë e Bujqësisë – Faton Peci,

Ministrisë e Kulturës – Hajrullah Çeku,

Ministrinë e Drejtësisë – Albulena Haxhiu,

Ministrinë e Financave – Hekuran Murati,

Ministrinë e Tregtisë – Rozeta Hajdari,

Ministrinë e Mjedisit – Liburn Aliu,

Ministrinë e Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi,

Ministrinë e Mbrojtjes – Armend Mehaj,

Ministre e Ekonomisë – Artane Rizvanolli,

Ministria për Zhvillim Rajonal drejtohet nga Fikrim Damka,

Ministria për Komunitete dhe Kthim – Goran Rakiç

LAJMI KRYESOR: Rinis seanca për votimin e qeverisë “Kurti 2”! LVV bashkon votat me listën joserbe, Glauk Konjufca zgjidhet president në detyrë, Kurti: I kam emrat e ministrave, shpejti i publikoj. Sfida e radhës; kreu i shtetit (ZHVILLIMET)

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora betimi i qeverise kurti betimi i qeverise kurti

Sondazh

Poll