Politike

E shkroi gjatë karantinës! Basha tregon si e mbylli librin në dy muaj: Teksa shfletoja disa autorë, u ngacmova për të hedh

22 Mars 2021, 14:28 Nga DOSJA
E shkroi gjatë karantinës! Basha tregon si e mbylli librin në dy

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka treguar se e ka shkruar librin e tij “Misioni im”, gjatë periudhës së dy muajve, kur i gjithë vendi ishte futur në karantinë. Basha tregoi se mjaftuan dy muajt, që teksa shfletonte disa autorë, të ngacmohej dhe të hidhte dy rreshta.

Pjesën tjetër të kohës, ka bërë një rishikim të tekstit, por që në fakt është prodhim i dy muajve të karantinës. 


“Jua thashë që në fillim, ka qenë ngacmuar. 29 vite më parë isha atje në shesh, bashkë me disa nga shokët e klasës. Çfarë ndodhi, si ndodhi, sigurisht që të përmbledhur, sepse ndryshe nuk do të mjaftonte ky tekst. Ajo që më ka ndihmuar t’i hedh këto rreshta ka qenë pandemia dhe natyrisht dy muajt e karantinës. Teksa shfletoja disa autorë, u ngacmova për të hedhur disa rreshta. Doja të thoja që gjithçka që ka ndodhur pas gushtit është një rishikimi i një teksti që natyrisht kishte nevojë për rishikim, por që në fakt është produkt i këtyre muajve, mars, prill e maj,”– tha Basha ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll