Politike

22 Mars 2021, 14:47 Nga DOSJA

TIRANË- Ditën e sotme, në vendin tonë, kanë mbëritur 10 mijë vaksina anti-COVID, Sputnik V. Në një njoftim nga Kryeministria u bë e ditur vaksinat janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed, pra vaksinat nuk kanë ardhur drejtëpërdrejtë nga Rusia, por nga Arabia Saudite.

Ndërkohë, Kryeministri Rama, i cili është pyetur se nëse në vendin tonë do të vijnë vaksinat Sputnik, disa herë ka thënë jo. Më 29 dhjetor 2020, Edi Rama, refuzoi më ironi dhe tallje ftesën e Rusisë për të dhënë vaksinën kundër Covid-19.

Deklaratën që kishte bërë Ambasada Ruse në Facebook ku ofrohej ndihmë për vaksinën, antiCovid, Rama e quajti postim të papërshtatshëm dhe provokim, ndërsa shtoi se nuk i shkon një shteti serioz si Rusia të përfshihet në prodhimin e memeve.

‘Kam menduar që ka qenë një meme, ajo që pashë që ambasada e Rusisë kishte postuar nga Tëitteri i Drejtorit të Komunikimit një retëitt. Mendova se ishte meme, pasi për një shtet serioz është krejtësisht e papërshtatshme të bëjë provokime të tilla. Kur them provokim nuk po i paraprij ndonjë demarshi pranë shtetit rus, sepse ky është një provokim qesharak dhe nuk është mirë që një vend serioz të bëhet qesharak përmes këtyre lloj postimeve. Shpreh keqardhje për këtë, se nuk shoh arsye që ambasada e Rusisë të përfshihet në prodhimin e memeve’, tha kreu i qeverisë në atë kohë.

“I nderuar z. Endri Fuga,

Ju bëjmë me dije se Fondi Rus i Investimeve Direkte (https://rdif.ru/Eng_Index/) është autoruzuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër COVID-19. Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri. Vaksinimi me “Sputnik-V” tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliard dozë të preparatit. Në çdo rast, e përsërisim informacionin e postuar më parë për karakteristikat dhe avantazhet e saj në krahasime me një serë vaksinash të tjera.”- shkruhej në njoftimin e Ambasadës

Shqipëria ka marrë 10 mijë vaksina anti-COVID, Sputnik V. Sipas kryeministrit Edi Rama, 10 mijë janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed. Detajet për burimin e vaksinave ruse, i dha kryeministrit Edi Rama me anë të një postimi në Facebook.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll