Bota

Albin Kurti bën konsultimet e fundit me Vjosa Osmanin pak para fillimit të Seancës Parlamentare

22 Mars 2021, 16:31 Nga DOSJA
Albin Kurti bën konsultimet e fundit me Vjosa Osmanin pak para fillimit

KOSOVË– Në pritje të rifillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë Kurti 2, duket se prezent në sallë është edhe kreu i Lëvizjes VetëVendosja, Albin Kurti.

Kurti nuk mori pjesë në seancën e paradites ku 114 deputetët e pranishëm në sallë kanë miratuar formimin e komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

Albin Kurti është parë duke diskutuar me Vjosa Osmanin në lidhje me listën e ministrave, ku nga biseda e të dyve mund të dëgjohen konfirmimet mbi emrat e përzgjedhur

Kurti ishte pjesë e një diskutim për dialogun, të organizuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur, që flet për prespektivën e Qeverisë në ardhje për dialogun me Serbinë Bashkë me Kurtin, në këtë diskutim po merr pjesë edhe publicisti Veton Surroi, i cili më parë ishte pjesë e negociatave në Rambuje dhe Vienë.

Sot të zgjedhurit e popullit nga 14 shkurti u betuan si deputet në Kuvendin e Kosovës. Glauk Konjufca është zgjedhur kryeparlamentari i ri dhe njëherazi presidenti në detyrë. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mungon në Kuvend, por bëri me dije se është besimplotë se qeveria e re do të votohet, duke shtuar se i ka gjetur edhe emrat e ministrave. Pas votimit të qeverisë së re, brenda pak ditësh, duhet vendosur dhe një emër për presidentin. I vetmi propozim deri më tani ka ardhur nga LVV, dhe bëhet fjalë për Vjosa Osmanin. Nëse për emrin e saj nuk ka konsensus, vendi rrezikon zgjedhje të parakohshme.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti betimi i qeverise kurti kosove vjosa osmani albin kurti betimi i qeverise kurti kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll