Politike

PS zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet lokale, Dule sulmon Ramën: Timonieri i madh në paradhomën e fashizmit

11 Maj 2019, 14:56 Nga DOSJA
PS zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet lokale, Dule sulmon Ramën:

TIRANË- Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, në një reagim në mediat sociale shkruan se zyrtarizimi i emrave për kryetar bashkie është rrënim zgjedhjesh dhe rrënim parlamentarizmi.

Dule shkruan se Rama, ose siç e quan ai timonieri i madh është në paradhomën e fashzmit.

Rrënoi zgjedhje dhe parlamentarizëm. Shkon i vetëm “me lavdi” drejt 30 qershorit “për të fituar” të 61 bashkitë. Sot ngriti edhe task force partiake, që do të kujdeset edhe për “rendin dhe sigurinë” ditën e zgjedhjeve. Timonieri i madh në paradhomën e fashizmit!”, shkruan Dule.

Kujtojmë se Edi Rama ka mbeldhur sot Kryesisë së Partisë Socialiste, ku janë zyrtarizuar 59 kandidatët e kësaj force politike për zgjedhjet lokale të parashikuara për t’u mbajtur më 30 qershor. Mësohet se Valbona Sako është zgjedhur si kandidate e PS-së për bashkinë Durrës, një emër ky që është mbajtur mister deri në minutat e fundit.  Ende pa emër janë bashkitë: Peqin dhe Has. Kandidatët për këto Bashki priten të zyrtarizohen shumë shpejt.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama vangjel dule zgjedhjet lokale zgjedhjet pa opoziten edi rama vangjel dule zgjedhjet lokale zgjedhjet pa opoziten

Sondazh

Poll