Politike

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Oliver Varhelyi takohet me Heiko Maas, komisioneri: Diskutuam për nevojën e zgjerimit!

22 Mars 2021, 14:15 Nga DOSJA
Integrimi i Shqipërisë në BE/ Oliver Varhelyi takohet me Heiko

BELGJIKË– Komisioneri Oliver Varhelyi ka takuar ditën e sotme Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas për të folur mbi integrimin europian të Shqipërisë.

Për këtë takim, ka qënë vetë Varhelyi ai i cili ka postuar në ‘Twitter’ se ka folur me Ministrin Gjerman Maas mbi çështje të Ballkanit Perëndimor. Ai bën të ditur se theksi ka qenë integrimi sa më shpejt të jetë i mundur i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

NJOFTIMI:

“Diskutim i mirë me Ministrin e Jashtëm Gjerman, Heiko Maas sot. Pikëpamje të shkëmbyera mbi Ballkanin Perëndimor & nevoja për të ecur përpara procesi i zgjerimit EU, duke filluar nga bisedimet e pranimit me Shqipërinë & Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur. Mbështetja jonë për rajonin në luftën kundër COVID-19 vazhdon,” shkruan ai.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike heiko mass olivér várhelyi heiko mass olivér várhelyi

Sondazh

Poll