Bota

Prej disa ditësh në protestë, pezullohet greva, nga nesër nis transporti publik në Kosovë

22 Mars 2021, 15:21 Nga DOSJA
Prej disa ditësh në protestë, pezullohet greva, nga nesër

KOSOVË- Shoqata e Transportit rrugor të udhëtarëve sot pas protestave që janë zhvilluar prej disa ditësh, ka pezulluar përkohësisht grevën në shenjë solidarizimi me qytetarët nga moti i ftohtë. Nga nesër nis qarkullimi i transportit publik në gjithë Kosovën, pas gashtë dite grevë dhe protesta.

Lajmin e ka bërë me dije, Kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj, i cili theksoi se Këshilli drejtues në mbledhjen e sotme vendosi të pezullojë grevën dhe protestat për shkak të motit të keq, por siç theksoi ai nuk do të thotë që heqin dorë nga kërkesat e tyre. Po ashtu ai tha se nga nesër  nis transporti me autobus dhe të gjithë qytetarët, përfshirë punëtor, studentë dhe nxënës mund ta shfrytëzojnë.

“Duke pasur parasysh interesin publik të qytetarëve, problemet me pandeminë dhe problemet për nevojën e lëvizjes së qytetarëve në këtë kohë të vështira, këshilli drejtues i shoqatës morri vendim që përkohësisht të pezullohet kjo protestë me tri arsye kryesore, e para kjo nuk do të thotë që do të ndërpritet, por kemi të bëjmë vetëm me një pezullim [për shkak të kushteve atmosferike, për shkak të problemeve me pandeminë, por edhe për shkak të dhënies së mundësisë të krijimit apo të konsolidimit të institucioneve. Megjithatë, jemi të interesuar që t’i japim mundësi edhe kohë, edhe qeverisë në ardhje. Nga nesër të gjithë operatorët do t’i kthehen punës, [por e kemi edhe një pezullim apo një afat kohor për qeverinë në mënyrë që qeveria të reflektoj në kuptimin pozitiv për të ndërtuar një dialog publiko-privat dhe që të arrijmë deri te qëllimi i përbashkët. Shpresojmë të ketë një stabilitet politik, sepse kjo nënkupton që kur të ketë stabilitet politik ka edhe stabilitet ekonomik, sepse problemet janë të mëdha për shkak të mos stabilitetit politik”, theksoi ai.  

Ndërsa, edhe sot u mbajt marshi-protestues, duke parakaluar autobusët nëpër kryeqytet në shenjë proteste për mos subvencionimin nga Qeveria në detyrë.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni shoqata e transportit shoqata e transportit

Sondazh

Poll

Bota 22 Mars 2021, 14:56

SERBI– Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, ka deklaruar se vendi i tij do të punojë në mënyrë aktive për ta parandaluar anëtarësimin e ...

Bota 22 Mars 2021, 14:41

Plani qeverisës i Albin Kurtit

KOSOVË- Lufta kundër korrupsionit dhe punësimi, vaksinimi i 60 për qind të popullatës kundër COVID-19 brenda një viti, rritja e prodhimit dhe eksportit si ...