Bota

Kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut uron Konjufcën: Konfirmoj bashkëpunimin dhe mbështetjen nga ana jonë

22 Mars 2021, 16:12 Nga DOSJA
Kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut uron Konjufcën:

MADQEDONI E VERIUT- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka uruar ditën e sotme homologun e tij më të ri nga Kosova, Glauk Konjufcën. Në një letër të dërguar drejt Kosovës, Xhaferi ka uruar Kojufcën për postin e tij më të ri, si dhe i ka kofirmuar atij se Maqedonia e Veriut do të mbështesë Kosovën në sfidat e saj. Më tej, ai ka shkruar se është i gatshëm që të bashkëpunojë me Kuvendin e Kosovës për çdo gjë.

Letra e plotë:

“Më lejoni që në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal t’ju dërgoj urime të sinqerta për zgjedhjen tuaj në postin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës me dëshirë për kryerje të suksesshme të këtij funksioni të rëndësishëm dhe të përgjegjshëm. Jam i bindur se e ndani opinionin tim se bashkëpunimi aktiv ndër parlamentare mund të kontribuojë në masë të madhe në përforcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, marrëdhënie që karakterizohen me afërsi, përzemërsi dhe miqësi si edhe mbështetje të ndërsjellë pa rezervë. Prandaj me këtë rast kisha dashur që edhe njëherë të konfirmoj gatishmërinë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet dy kuvendeve tona në nivel të kryetarëve të Kuvendit dhe në nivel të komisioneve dhe grupeve të bashkëpunimit”, shkruhet në letrën e Xhaferit.

LAJMI KRYESOR: Ndërpritet seanca për votimin e qeverisë “Kurti 2”! LVV bashkon votat me listën joserbe, Glauk Konjufca zgjidhet president në detyrë, Kurti: I kam emrat e ministrave, shpejti i publikoj. Sfida e radhës; kreu i shtetit (ZHVILLIMET)

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora betimi i qeverise kurti glauk konjufca talat xhaferi betimi i qeverise kurti glauk konjufca talat xhaferi

Sondazh

Poll

Bota 22 Mars 2021, 14:56

SERBI– Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, ka deklaruar se vendi i tij do të punojë në mënyrë aktive për ta parandaluar anëtarësimin e ...