Bota

Mblidhet kryesia e Kuvendit për caktimin e seancës për formimin e Qeverisë

22 Mars 2021, 15:49 Nga DOSJA
Mblidhet kryesia e Kuvendit për caktimin e seancës për formimin e

KOSOVË– Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur para pak minutave, për të shqyrtuar kërkesën e 52 deputetëve. Mbledhja e kryesisë do të mbahet në sallën  C-301.

Nga Kuvendi i Kosovës kanë bërë të ditur se në rend të ditës do të jetë kërkesa e 52 deputetëve  për thirrjen e Seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për kryeministër të ardhshëm të vendit Albin Kurtin, liderin e saj. Ky subjekt politik i ka kthyer letrën Glauk Konjufcës, ushtruesit të detyrës së presidentit.

Ndërsa, rreth orës 17:00 është paralajmëruar seanca ku do të votohet Qeveria Kurti.

Sot të zgjedhurit e popullit nga 14 shkurti u betuan si deputet në Kuvendin e Kosovës. Glauk Konjufca është zgjedhur kryeparlamentari i ri dhe njëherazi presidenti në detyrë. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mungon në Kuvend, por bëri me dije se është besimplotë se qeveria e re do të votohet, duke shtuar se i ka gjetur edhe emrat e ministrave. Pas votimit të qeverisë së re, brenda pak ditësh, duhet vendosur dhe një emër për presidentin. I vetmi propozim deri më tani ka ardhur nga LVV, dhe bëhet fjalë për Vjosa Osmanin. Nëse për emrin e saj nuk ka konsensus, vendi rrezikon zgjedhje të parakohshme.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti betimi i qeverise kurti kosove albin kurti betimi i qeverise kurti kosove

Sondazh

Poll

Bota 22 Mars 2021, 14:56

SERBI– Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, ka deklaruar se vendi i tij do të punojë në mënyrë aktive për ta parandaluar anëtarësimin e ...

Bota 22 Mars 2021, 14:41

Plani qeverisës i Albin Kurtit

KOSOVË- Lufta kundër korrupsionit dhe punësimi, vaksinimi i 60 për qind të popullatës kundër COVID-19 brenda një viti, rritja e prodhimit dhe eksportit si ...