Bota

Pak para seancës për formimin e qeverisë, publikohen emrat që pritet të jenë ministra në Qeverinë Kurti 2

22 Mars 2021, 15:02 Nga DOSJA
Pak para seancës për formimin e qeverisë, publikohen emrat

KOSOVË– Qeveria Kurti 2 pritet që të votohet pas pak minutash, ndërkaq duket se janë caktuar tashmë edhe emrat që do të përbëjnë kabinetin e ri qeveritar.

Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti është deklaruar para mediave para votimit të Qeverisë së Kosovës dhe ka konfirmuar se tashmë është bërë caktimi i ministrave.

“I di emrat e ministrave, së shpejti i merrni vesh edhe ju”,- tha ai.

Sipas Telegrafit, pas seancës për konstituimin në Kuvend, ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka kërkuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër. Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje i ka kthyer letrën me propozimin për kryeministër ushtruesit të detyrës së Presidentit, Glauk Konjufca.

Disa nga emrat të cilët janë përmendur për pozitat e ministrave janë:

Zëvendës kryeministër pritet të emërohet Besnik Bislimi.

Ministrinë e Punëve të Jashtme pritet ta drejtojë Donika Gërvalla.

Ministrinë e Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla.

Ministrinë e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ministrinë e Shëndetësisë pritet ta udhëheq Arben Vitia.

Ministrinë e Bujqësisë pritet ta udhëheqë Faton Peci.

Ministrisë e Kulturës Hajrullah Çeku.

Ministrinë e Drejtësisë pritet ta udhëheqë Albulena Haxhiu.

Ministrinë e Financave pritet ta udhëheqë Hekuran Murati.

Ministrinë e Tregtisë pritet ta drejtojë Rozeta Hajdari.

Ministrinë e Mjedisit pritet ta udhëheq Liburn Aliu.

Ministrinë e Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi.

Nuk dihet ende se kush do të jetë ministri i Mbrojtjes, e po ashtu nuk dihet nëse do të ketë Lista Serbe post ministror.

Sot të zgjedhurit e popullit nga 14 shkurti janë mbledhur në Kuvend për të votuat konstituimin e qeverisë së re. Glauk Konjufca është zgjedhur kryeparlamentari i ri dhe njëherazi presidenti në detyrë. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mungon në Kuvend, por bëri me dije se është besimplotë se qeveria e re do të votohet, duke shtuar se i ka gjetur edhe emrat e ministrave. Pas votimit të qeverisë së re, brenda pak ditësh, duhet vendosur dhe një emër për presidentin. I vetmi propozim deri më tani ka ardhur nga LVV, dhe bëhet fjalë për Vjosa Osmanin. Nëse për emrin e saj nuk ka konsensus, vendi rrezikon zgjedhje të parakohshme.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti betimi i qeverise kurti qeveria kurti ii albin kurti betimi i qeverise kurti qeveria kurti ii

Sondazh

Poll

Bota 22 Mars 2021, 14:56

SERBI– Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, ka deklaruar se vendi i tij do të punojë në mënyrë aktive për ta parandaluar anëtarësimin e ...

Bota 22 Mars 2021, 14:41

Plani qeverisës i Albin Kurtit

KOSOVË- Lufta kundër korrupsionit dhe punësimi, vaksinimi i 60 për qind të popullatës kundër COVID-19 brenda një viti, rritja e prodhimit dhe eksportit si ...