Bota

Rritja e rasteve të reja/ Hungaria miraton për përdorim vaksinën e re të Kinës “CanSino Biologic”

22 Mars 2021, 15:47 Nga DOSJA
Rritja e rasteve të reja/ Hungaria miraton për përdorim

HUNGARI– Autoritetet hungareze kanë miratuar për përdorim emergjent vaksinën e Kinës kundër COVID-19, CanSino Biologics.

Hungaria është bërë vendi i parë anëtar i Bashkimit Evropian që e miraton këtë vaksinë. Ky vend ka shënuar rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus, gjatë ditëve të fundit.

Shefja e Qendrës Kombëtare për Shëndet Publik të Hungarisë, Cecilia Mulle, tha se  Instituti Kombëtar i Farmacisë dhe Ushqimit i Hungarisë (OGYEI) gjithashtu miratoi për përdorim CoviShield, versioni indian i vaksinës AstraZeneca.

“Ne jemi në një garë me kohën. Do të kërkojmë në të gjitha anët e botës për sa më shumë doza të vaksinave të duhura, efikase dhe të sigurta”, tha ajo.

Ky vend tashmë po përdor vaksinën e Kinës, atë të Rusisë si dhe vaksinat e vendeve perëndimore. Deri më tani vetëm 16 për qind e popullsisë, ose 1.59 milionë njerëz, kishin marrë dozën e parë të vaksinës, njoftoi zyrtarja shëndetësore, Cecilia Muller.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota hungaria miraton vaksinën e re të kinës hungaria miraton vaksinën e re të kinës

Sondazh

Poll

Bota 22 Mars 2021, 14:56

SERBI– Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, ka deklaruar se vendi i tij do të punojë në mënyrë aktive për ta parandaluar anëtarësimin e ...

Bota 22 Mars 2021, 14:41

Plani qeverisës i Albin Kurtit

KOSOVË- Lufta kundër korrupsionit dhe punësimi, vaksinimi i 60 për qind të popullatës kundër COVID-19 brenda një viti, rritja e prodhimit dhe eksportit si ...