Bota

I dërgonin Rusisë informacione sekrete ushtarake, Bullgaria dëbon dy diplomatë rusë

22 Mars 2021, 15:54 Nga DOSJA
I dërgonin Rusisë informacione sekrete ushtarake, Bullgaria dëbon

BULLGARI– Qeveria e Bullgarisë ka dëbuar dy diplomatë rusë. Atyre u është dhënë kohë 72 orë për të lëshuar vendin. Më 19 mars, autoritetet bullgare njoftuan se kishin shkatërruar një grup spiunimi që i dërgonte Rusisë informacione sekrete ushtarake. Prokurorët thanë se gjashtë persona, përfshirë ish-oficerë të inteligjencës dhe oficerë të tanishëm ushtarak, ishin akuzuar për dërgimin e informacionit të klasifikuar në lidhje me Bullgarinë, NATO dhe BE-në në Ambasadën Ruse në Sofje.

Ministria e Jashtme e Bullgarisë i shpalli diplomatët rusë të padëshiruar “persona non grata” më 22 mars sepse ata kishin kryer “aktivitete që nuk janë në pajtim me statusin e tyre diplomatik”. Ambasada Ruse në Bullgari e quajti vendimin “të pabazë” dhe tha se Moska “rezervon të drejtën e hakmarrjes”.

Bullgaria ka lidhje të ngushta kulturore, historike dhe ekonomike me Rusinë. Moska është partneri kryesor energjetik i vendit. Por, raportet mes dy vendeve janë lëkundur nga disa skandale spiunimi në vitet e fundit. Bullgaria është vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Që nga tetori i vitit 2019, Bullgaria ka dëbuar pesë diplomatë dhe punonjës të Ambasadës Ruse të akuzuar për spiunim.

Marrë nga: REL 

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota debohen dy diplomate rus nga bullgaria debohen dy diplomate rus nga bullgaria

Sondazh

Poll

Bota 22 Mars 2021, 14:56

SERBI– Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, ka deklaruar se vendi i tij do të punojë në mënyrë aktive për ta parandaluar anëtarësimin e ...

Bota 22 Mars 2021, 14:41

Plani qeverisës i Albin Kurtit

KOSOVË- Lufta kundër korrupsionit dhe punësimi, vaksinimi i 60 për qind të popullatës kundër COVID-19 brenda një viti, rritja e prodhimit dhe eksportit si ...