Politike

Profil/ Gledjan Llatja ‘zëvendëson’ gjeneralin në Elbasan, ‘dashuria’ për mediat dhe qytetin

11 Maj 2019, 14:49 Nga DOSJA
Profil/ Gledjan Llatja ‘zëvendëson’ gjeneralin në

ELBASAN- U shpall ditë më parë, por tashmë është zyrtar. Gledjan Llatja, është kandidati i Partisë Socialiste në Elbasan.

Llatja, i diplomuar për drejtësi në vitin 2003, është djalë i qytetit dhe që prej muajit janar i është besuar detyra e prefektit të qarkut. Emërimi i tij në këtë post, u duk se ishte piketa për t’a prezantuar përpara qytetarëve elbasanasë.

Pavarësisht se ka lindur në Elbasan dhe familjen e ka nga ky qytet, Llatja është një figurë anonime në këtë qytet.

Pasardhësi i Sejdinit, është prezantuar si një njeri i veçantë, energjik, pozitiv, dëgjues ndaj shqetësimeve të qytetarëve.

Ndoshta, ju nuk e dinit por ai është i afërm i Servet Pëllumbit, ndërkohë që përflitet si një nga “të mbrojturit” e Qazim Sejdinit.

Ai nuk është kursyer në daljet publike, duke u ekspozuar çdo ditë në aktivitetet që organizoheshin në këtë qytet.

Llatja është treguar bujar dhe me mediat të cilave iu ka hapur derën, për t’u njohur me të, dhe duke u ekspozuar nëpër kronikat e TV lokale.

Llatja do të provojë energjitë e tij në një garë ku garon vetëm. A do t’a ketë të lehtë rrugën drejt karriges së Gjeneral Qazim Sejdinit? Kjo mbetet për t’u parë.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gledjan llatja qazim sejdini zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 gledjan llatja qazim sejdini zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll