Bota

PROFILI/ U zgjodh presidenti i ri i Kosovës, kush është Glauk Konjufca

22 Mars 2021, 13:16 Nga DOSJA
PROFILI/ U zgjodh presidenti i ri i Kosovës, kush është Glauk

KOSOVË-Glauk Konjufca është zgjedhur, ditën e sotme kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëkohësisht ka marr dhe postin e presidentit në legjislaturën e tetë, me 69 vota pro dhe 33 vota kundër. Në telegraf është publikuar një profil i tij.

Glauk Konjufca ka lindur në muajin korrik të vitit 1981, në Prishtinë. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Studimet i ka mbaruar për Filozofi në Universitetin e Prishtinës. Ai ka botuar dhe librin “Huti i minervës fluturon në muzg G.Ë.F. Hegel”.

Konjufca ka qenë aktivist në Lëvizjen Vetëvendosje që prej fillimeve të saj. Në vitin 2010, ai u zgjodh deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në legjislaturën e IV-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në vitin 2014, ai u zgjodh deputet dhe u emërua si shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Po ashtu, më 12 mars 2015, ai u emërua nënkryetar i Kuvendit.  Në legjislaturën e V-të, ai ishte zëvendës Kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa në legjislaturën e VI-të u zgjodh Kryetar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ishte anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik dhe Komisionit për Punët e Jashtme.

Në tetor të vitit 2019, Konjufca u zgjodh deputet dhe më 26 dhjetor të po atij viti ai u propozua dhe u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Kosovës, post të cilin e mbajti deri me 3 shkurt 2020.

Në kohën e formimit të Qeverisë Kurti, Glauk Konjufca u emërua si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës deri në qershor të vitit 2020.

Sot të zgjedhurit e popullit nga 14 shkurti janë mbledhur në Kuvend për të votuat konstituimin e qeverisë së re. Glauk Konjufca është zgjedhur kryeparlamentari i ri dhe njëherazi presidenti në detyrë. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mungon në Kuvend, por bëri me dije se është besimplotë se qeveria e re do të votohet, duke shtuar se i ka gjetur edhe emrat e ministrave. Pas votimit të qeverisë së re, brenda pak ditësh, duhet vendosur dhe një emër për presidentin. I vetmi propozim deri më tani ka ardhur nga LVV, dhe bëhet fjalë për Vjosa Osmanin. Nëse për emrin e saj nuk ka konsensus, vendi rrezikon zgjedhje të parakohshme.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora betimi i qeverise kurti glauk konjufca betimi i qeverise kurti glauk konjufca

Sondazh

Poll