Bota

Konjufca i kërkon Vetëvendosjes emrin e kandidatit për kryeministër

22 Mars 2021, 13:14 Nga DOSJA
Konjufca i kërkon Vetëvendosjes emrin e kandidatit për

KOSOVË- Presidenti në detyrë i Kosovës, Glaku Konjufca, ka kërkuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër.

Sipas telegraf, Konjuca duke u mbështetur në nenet 84(14) dhe 95(1) të Kushtetutës, me me anë të një letre i ka kërkuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje propozimin për kryeministër.

Bëhet e ditur se në letër, duke iu referuar dispozitave kushtetuese dhe njoftimit të KQZ-së për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për ta krijuar Qeverinë e re.

Sot të zgjedhurit e popullit nga 14 shkurti janë mbledhur në Kuvend për të votuat konstituimin e qeverisë së re. Glauk Konjufca është zgjedhur kryeparlamentari i ri dhe njëherazi presidenti në detyrë. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mungon në Kuvend, por bëri me dije se është besimplotë se qeveria e re do të votohet, duke shtuar se i ka gjetur edhe emrat e ministrave. Pas votimit të qeverisë së re, brenda pak ditësh, duhet vendosur dhe një emër për presidentin. I vetmi propozim deri më tani ka ardhur nga LVV, dhe bëhet fjalë për Vjosa Osmanin. Nëse për emrin e saj nuk ka konsensus, vendi rrezikon zgjedhje të parakohshme.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora betimi i qeverise kurti glaku konjufca betimi i qeverise kurti glaku konjufca

Sondazh

Poll