Aktualitet

Vlora Makolli, vajza shqiptare që përfaqëson rininë suedeze në OKB (Foto)

14 Shkurt 2019, 15:34 Nga DOSJA
Vlora Makolli, vajza shqiptare që përfaqëson rininë suedeze

Një 24-vjeçare shqiptare do të përfaqësojë rininë suedeze në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

E reja shqiptare, Vlora Makolli është  e njohur në qytetin e Malmos për punën që bën mbi ndërgjegjësimin dhe rritjen e ndikimit të të rinjve në zhvillimin urban.

Vlora ka qenë aktive në organizimet mbi barazinë gjinore që në moshën 17-vjeçare.

Ajo është angazhuar në mënyrë intensive në dialogimin me banorët dhe të rinjtë në projekte të zhvillimit urban të qytetit të Malmos, për të krijuar vende, ku çdo person do të ndihet i mirë pritur dhe i sigurt pa dallim moshe apo gjinie shkruan albinfo.ch.

24-vjeçarja është diplomuar për shkencat politike, ndërsa aktualisht është duke studiuar programin e ligjeve në Universitetin e Lundit.

Vlora Makolli  është anëtare e Organizatave Rinore të Suedisë dhe është zgjedhur për të shkuar me delegacionin e qeverisë suedeze në Forumin Politik të Nivelit të Lartë të OKB-së në Nju Jork.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet okb vlora makolli okb vlora makolli

Sondazh

Poll