Aktualitet

Greqi/ Zbardhet vrasja e biznesmenit, “derri” i egër zbulon identitetin e shqiptarit

14 Shkurt 2019, 14:57 Nga DOSJA
Greqi/ Zbardhet vrasja e biznesmenit, “derri” i egër zbulon

GREQI– Autoritetet greke kanë zbardhur vrasjen e biznesmenit Aleksandro Stamatiadi, i cili mbeti i vdekur gjatë një grabitjeje me armë që ndodhi një vit më parë në banesën e tij.

Autori është një shqiptar, i cili është prangosur në Belgjikë. Shqiptari Genci Pepa, përdorte identitet të rremë, por Zougla.gr ka publikuar foton e shqiptarit.

Si u zbulua shqiptari nga njollat e gjakut të derrit të egër?

Në makinën e braktisur të grabitësve, policia gjeti disa njolla gjaku, të cilat më pas gjatë hetimeve rezultuan se i përkisnin një derri të egër. Më pas me hetime më të avancuara, u zbuluan në rrjetet sociale disa foto të shqiptarit që u arrestua me derra të egër.

Në frigoriferin e banesës së tij u gjetën copa mishi nga derrat që ai gjuante. Sipas hetimeve, shqiptari ishte në banesën e biznesmenit që u vra, dhe akuzohet se ishte personi që qëlloi me armë gjahu.

Shqiptari ishte arratisur në Belgjikë, pasi e kishte pikasur që policia greke ishte duke e ndjekur. Të përfshirë në vrasje janë edhe 3 shqiptarë të tjerë, të cilët janë arratisur nga Greqia dhe dyshohet se fshihen në Shqipëri.

Shqiptari i arrestuar ka qenë një person i njohur në Athinë. Ai kishte një kompani ku organizonte koncerte dhe policia dyshon se ai përdorte këtë biznes për të pastruar paratë nga aktiviteti kriminal i tregtisë së drogës dhe grabitjeve.

Grupi kriminal
Kanë qenë 2 gëzhoja bashkë gjakun e derrit të egër që kanë bërë të mundur zbulimin e grupit. Në total grupi ka qenë i përbërë nga 11 shqiptarë dhe një grua rumune. Ata kanë qenë të përfshirë në vjedhje banesash, ndërsa 4 prej tyre në vrasjen e 52-vjeçarit grek.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari genc pepa vrasja e biznesmenit ne greqi arrestohet shqiptari genc pepa vrasja e biznesmenit ne greqi

Sondazh

Poll