Aktualitet

Videoja e policit/ Gjykata lë në burg Berhan Bajrakutin, vëllai: Stisje e mediave

14 Shkurt 2019, 11:37 Nga DOSJA
Videoja e policit/ Gjykata lë në burg Berhan Bajrakutin, vëllai:

SHKODËR– Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg për 30 ditë” për efektivin Berhan Bajrakurtajn, i cili akuzohet se ka ngacmuar një vajzë 15-vjeçare. (Shiko këtu) Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medias.

Edhe pse i arrestuar dhe në burg, për Bajrakurtjan nuk ka asnjë denoncim nga e mitura që mendohet se e ka ngacmuar apo edhe nga familjarë të vajzës, por ekziston vetëm një video e tij private, e cila ende nuk dihet si ka përfunduar në media.

Diçka të tillë e ka pohuar vetë i pandehuri para trupës gjykuese.

“Nuk kam ngacmuar asnjë të mitur. Kam qenë në shtëpinë time. Nuk e di se si ka dal video. Nuk kam ngacmuar asnjë person dhe s’e kam idenë si është shpërndarë video”, ka thënë efektivi para trupës gjykuese.

Në përfundimin e seancës, trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Irida Kaceraj caktoi masën “burg për 30 ditë” për të pandehurin për t’i dhënë më shumë kohë prokurorisë deri në ekzaminimin e plotë të provave.

Pas përfundimit të gjyqit, jashtë amiententeve të Gjykatës, vëllai i efektivit, Afrim Bajrakurtaj u shpreh se nëse vëllai i ka kryer të gjitha veprimet e turpshme për të cilat akuzohet nuk do ta quajnë më vëllain e tyre.

Në e pastë bërë atë punë ai nuk është vëllai jonë. Por nuk ka janë të gjitha gënjëstra, videoja është e stisur nga mediat. Videon e ka dërguar ndonjë dashamir. Si arrestohet një njeri pa fakte? Ne skemi dalë nga shtëpia, sepse na vjen turp të dalim jashtë. Nëse e ka bërë ai, nuk është më vëllai jonë. Por ajo “Stopbomba” a ça e ka ajo, ta heqi atë video sepse ka përgjegjësi ajo por edhe ju që e keni shpërndarë,”– tha vëllai i efektivit. 

Më herët burime për dosja.al bëjnë me dije se polici ka thënë se videoja e publikuar në media ka qenë një bisedë private “Videocall”. (Lexo këtu)

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet afrim bajrakurti berhan bajrakurti gjykata e shkodres malesi e madhe ngacmim seksual i te mitures polici i arrestuar ne malesine e madhe afrim bajrakurti berhan bajrakurti gjykata e shkodres malesi e madhe ngacmim seksual i te mitures polici i arrestuar ne malesine e madhe

Sondazh

Poll