Aktualitet

Nuk kalon sitën e vettingut, KPK shkarkon nga detyra prokurorin e dosjes së Dritan Dajtit

14 Shkurt 2019, 13:34 Nga DOSJA
Nuk kalon sitën e vettingut, KPK shkarkon nga detyra prokurorin e dosjes

Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve ka shkarkuar nga detyra prokurorin e krimeve të rënda, i cili njëkohësisht është prokuror i dosjes së Dritan Dajtit, Artan Bajramin.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Artan Bajrami u shkarkua nga detyra, pasi nuk justifikoi pasurinë.

Ish-Prokurori doli dje para komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërsa vlerësimi i tij u bë në  tre shtylla; pasuria, figura dhe aftësia profesionale.

Bajrami është prokurori që po hetonte dosjen e Dritan Dajtit në Apelin e Krimeve të Rënda. I pyetur nga mediat pas përfundimit të seancës dëgjimore lidhur me dënimin prej 25 vitesh të të akuzuarit, prokurori u shpreh se do ta dërgonte çështjen për rekurs në Gjykatën e Lartë. 

(a.m.dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan bajrami dritan dajti vettingu artan bajrami dritan dajti vettingu

Sondazh

Poll