Aktualitet

Shkolla 9-vjeçare ‘Gustav Majer’ nën rikonstruksion, Bashkia sqaron prindërit: Mësimi do të zhvillohet në një ambient

14 Shkurt 2019, 14:26 Nga DOSJA
Shkolla 9-vjeçare ‘Gustav Majer’ nën rikonstruksion,

TIRANË- Bashkia e Tiranës ka bërë një njoftim për prindërit e nxënësve të shkollës “Gustav Majer”, ku edhe shumë shpejt do të nisë rikonstruksioni. Për këtë arsye, nxënësit duhet që të do të vijojnë mësimin për një periudhë kohore prej 6 muajsh në një shkollë tjetër.

Në sqarimin publik Bashkia bën me dije se punimet në shkollën “Gustav Majer” do të nisin pas datës 18 shkurt, ndërsa institucioni arsimor do të riçelë dyert për nxënësit e saj në shtator 2019.

Sqarim i Bashkisë së Tiranës

Në vijim të punës për përmirësimin e kushteve të mësimit për nxënësit e të gjitha institucioneve arsimore, Bashkia e Tiranës do të nisë së shpejti rikonstruksionin e shkollës 9 vjeçare “Gustav Majer”. Ky rikonstruksion, i cili do të zgjasë për një periudhë kohore deri në 6 muaj, është i domosdoshëm për shkak të nevojës për ndërhyrje në sistemin qendror të ngrohjes, nyjeve sanitare dhe kushteve të palestrës.

Por, nisur nga shqetësimi i drejtë i disa prej prindërve të nxënësve të shkollës 9 vjeçare “Gustav Majer”, të cilët do të duhet ta zhvillojnë mësimin në një shkollë tjetër për shkak të rikonstruksionit të saj, Bashkia e Tiranës dëshiron të sqarojë se arsyeja e ndërhyrjes në këtë periudhë të vitit në këtë shkollë është sigurimi i kohës së nevojshme për të kryer të gjitha punimet e parashikuara, në mënyrë që shkolla e rikonstruktuar të çelë dyert për nxënësit e saj në shtator 2019.

Rikonstruksioni i shkollës 9 vjeçare “Gustav Majer”, ndër të tjera përfshin:

– Ndërrimin e kaldajës, rregullimin e sistemit qendror të ngrohjes dhe sistemin e ventilimit;

– Rehabilitimin e të gjitha nyjeve hidrosanitare;

– Rehabilitimin e plotë të palestrës, përfshirë edhe zëvendësimin e parketit;

– Sistemimin e të gjitha kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza;

– Hidroizolimin e tarracës së shkollës, për shmangien e lagështirës;

– Vendosjen e ndriçimit LED.

Sistemimi i nxënësve për vazhdimin e përkohshëm të mësimit në një shkollë tjetër kryhet nga Drejtoria Arsimore Rajonale e Tiranës. Punimet për rikonstruksionin e shkollës “Gustav Majer” do të nisin pas datës 18 shkurt, vetëm pasi DAR-i të ketë sistemuar të gjithë nxënësit.

Bashkia e Tiranës dëshiron mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë prindërve të nxënësve që frekuentojnë shkollën “Gustav Majer”, që rikonstruksioni i saj të fillojë brenda këtij muaji, pasi ndërhyrjet në godinë kërkojnë një kohë dy herë më të gjatë se sa periudha 3 mujore e pushimeve verore.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e tiranes rikonstruksioni ne shkollen gustav majer shkolla gustav majer bashkia e tiranes rikonstruksioni ne shkollen gustav majer shkolla gustav majer

Sondazh

Poll