Sport

Amnesty i kërkon FIFA-s të mbrojë emigrantë që punojnë për “Katar 2022”

22 Mars 2021, 11:01 Nga DOSJA

ZVICER – Amnesty International i ka kërkuar FIFA-s që të bëjë më shumë presion mbi Katarin, vendin pritës të Kupës së Botës 2022, për të përmirësuar kushtet e punëtorëve emigrantë në vendin e pasur të Gjirit. Ashtu si shtetet e tjera në rajon, Katari është shtëpia e një popullsie shumë të madhe emigrantësh të varfër, kryesisht nga nënkontinenti Indian. Që kur u zgjodh për të pritur Kupën e Botës, emirati ka qenë në qendër të vëmendjes së OJQ-ve.

“Katari ka filluar një numër reformash pozitive në vitet e fundit (…) Por shumë shpesh ato nuk zbatohen në mënyrë korrekte dhe mijëra punëtorë emigrantë vazhdojnë të shfrytëzohen dhe keqtrajtohen,”- thotë Amnesty në një deklaratë.

Propozimet në proces brenda autoriteteve të Katarit mund të “zhbëjnë shumë përparimin e bërë falë reformave, veçanërisht duke vendosur përsëri kufizime për punëtorët në të drejtën për të ndryshuar punë dhe për të lënë vendin”– nënvizon OJQ.

Por këto propozime nuk pranohen nga qeveria, e cila vendos e fundit, pohojnë burimet zyrtare. “Përparimi është duke u bërë me shpejtësi, ndërsa kërkohet që ata të përshtaten në tregun tonë të punës,”- thotë departamenti i komunikimit të qeverisë së Katarit në një deklaratë.

“Mbrojtja e të drejtave të njeriut në nivelin ndërkombëtar është një përparësi absolute për FIFA”,- tha presidenti Gianni Infantino gjatë një konference për shtyp të premten, pas një takimi bordi të organizatës me qendër në Zyrih.

Amnesty International ka kërkuar nga FIFA që të vendosë një kontroll “të pavarur dhe të rregullt” të të gjitha projekteve të lidhura me Kupën e Botës 2022, në mënyrë që të parandalojë abuzimet. Të shtunën e kaluar hyri në fuqi ligji i pagës minimale prej 230 euro në muaj për të gjithë punëtorët, një risi në vendet Gjirin, sipas Katarit.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport amnesty international fifa katar 2022 kupa e botes amnesty international fifa katar 2022 kupa e botes

Sondazh

Poll