Sport

Flick te Gjermania? Rummenigge: Do të vazhdojë të jetë trajneri ynë”!

22 Mars 2021, 09:59 Nga DOSJA
Flick te Gjermania? Rummenigge: Do të vazhdojë të jetë

GJERMANI – Gjithnjë e më shumë ka nisur të përflitet se Hansi Flick është i preferuari i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) për të zëvendësuar Joachim Low në stolin e kombëtares, i cili do të largohet pas përfundimit të Euro 2021.

Ndërkohë, Bayern Munchen nuk ka aspak ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e 56-vjeçarit. Administratori i bavarezëve, Karl-Heinz Rummenigge, ka deklaruar për “Welt am Sonntag” se Flick do të mbetet si trajner i Bayern, pavarësisht fjalëve të përhapura.

“Nuk ka asnjë lidhje me probabilitetin. Është fakt. Do të flasim me trajnerin dhe do të biem dakord që ai ta respektojë kontratën e tij me Bajernin. Nuk ka asnjë ofertë nga DFB. Presidenti Fric Keler më informoi këtë javë dhe më siguroi për këtë gjë.

Unë nuk dua të bëj parashikime, por mund të them që Hansi do të vazhdojë të jetë trajneri ynë edhe për sezonin e ardhshëm. Kemi një projekt të cilin duam ta çojmë deri në fund. Jemi duke punuar mirë dhe nuk ka asnjë arsye përse marrëdhënia jonë duhet të përfundojë para kohe”,- është shprehur Rummenigge.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport fric keler hansi flick karl-heinz rummenigge fric keler hansi flick karl-heinz rummenigge

Sondazh

Poll