Sport

VIDEO/ Mertens jep spektakël në “Olimpico”, sulmuesi i Napolit hyn në histori me dy golat ndaj Romës

21 Mars 2021, 21:57 Nga DOSJA
VIDEO/ Mertens jep spektakël në “Olimpico”, sulmuesi i

ITALI- Roma-Napoli ishte ndeshja e javës së 28-të të Serie A. Një ndeshje që përfundoi me shifrat 0-2 për skuadrën e Gattusos që tashmë e sheh veten në vendin e 5-të në kuotën e 53 pikëve, 2 më pak se Atalanta e vendit të katërt. Pjesa e parë foli për miqtë të cilët realizuan dy herë.

Në minutën e 27-të,sulmuesi Dries Mertens shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit. Po kaq i bukur ishte edhe goli i dytë i lojtarit belg. Në një aksion spektakolar, Politano me kokë tregohet altruist duke shërbyer saktë për sulmuesin që shënoi golin e dytë. Ky gol ishte historik për sulmuesin, që u bë i pari lojtar belg që arrin kuotën e 100 golave në Serie A.

Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, pasi napolitanët e mbrojtën me fanatizëm rezultatin. Në këtë ndeshje Hysaj luajti për 90 minuta duke zhvilluar një paraqitje mjaft të mirë, ndërkohë mbrojtësi Marash Kumbulla hyri në lojë në minutën e 83-të të takimit.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport napoli roma napoli roma

Sondazh

Poll