Sport

“Mbështesim kërkesat e tyre me shanse të barabarta”, Reja me stafin e tij mesazh sensibilizues në Ditën Botërore të S

21 Mars 2021, 21:18 Nga DOSJA
“Mbështesim kërkesat e tyre me shanse të barabarta”,

SHQIPËRI-Në Ditën Botërore të Sindromës Down, ekipi kombëtar shqiptar dha sot një mesazh sensibilizues. Stafi kuqezi me në krye trajnerin Reja dhe disa nga lojtarët e përfaqësueses, që aktualisht ndodhen të grumbulluar në Barcelonë në prag të ndeshjesme Andorrën pozuan me një banderolë ku shkruhej “Ne sot qëndrojmë për lojën korrekte, ne qëndrojmë për shanse të drejta dhe të barabarta”, ndërkohë që mbanin edhe maska që simbolizonin mbështetjen e tyre për fëmijët me Sindromën Down.

Dy zv.trajnerët e Kombëtares, Ervin Bulku dhe Hamdi Salihi kishin gjithashtu një mesazh për të gjithë tifozët e veçantë të Shqipërisë së futbollit.

“Ne e dimë që kemi shumë tifozë me 47 kromozome. Ne e dimë që shumë prej vogëlushëve me sindromën Doën e kanë pasion futbollin. Ne sot duam që ata dhe prindërit e tyre të dinë që ne jemi tifozët më të zjarrtë të arritjeve të tyre, të vogla apo të mëdha qofshin atodhe që mbështesim kërkesat e tyre për një jetë gjithëpërfshirëse dhe me shanse të barabarta”, tha Bulku dhe Salihi në mesazhin e tyre.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport edy reja shqiperia edy reja shqiperia

Sondazh

Poll