Sport

Xabi Alonso surprizon me zgjedhjen e re! E ardhmja e ish-kampionit spanjoll si trajner mund të jetë në Gjermani

22 Mars 2021, 10:48 Nga DOSJA
Xabi Alonso surprizon me zgjedhjen e re! E ardhmja e ish-kampionit spanjoll si

GJERMANI– Marco Rose do të jetë trajneri më i ri i skuadrës së Borussia Dortmund duke filluar nga muaji qershor. Borussia Monchengladbach ka zgjedhur se kush do të ulet në stol sezonin e ardhshëm. Siç raportohet nga Bild, i zgjedhuri është Xabi Alonso.Ish-mesfushori spanjoll, pasi vendosi të tërhiqej nga futbolli aktiv, ka nisur një karrierë si trajner.

Së pari debutimi në ekipet e të rinjve të Real Madrid, pastaj përvoja aktuale te Real Sociedad B, një skuadër që luan në Segunda Division B, e cila është në vendin e parë në renditje. Xabi Alonso e njeh Bundesligën si futbollist, pasi ka veshur fanellën e Bayern Munchen për tre vjet. Tani rikthimi është i mundshëm, por nën një petk të ri.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport borussia moenchengladbach gjermani xabi alonso borussia moenchengladbach gjermani xabi alonso

Sondazh

Poll