Sport

“Të dua në përfaqësuese”, Cikalleshi i prish punë Kosovës, ftesë sulmuesit për t’u bashkuar me kuqezinjtë

21 Mars 2021, 20:51 Nga DOSJA
“Të dua në përfaqësuese”, Cikalleshi i prish

SHQIPËRI- Përfaqësuesja e Kosovës mund të humbasë sulmuesin e talentuar Zymer Bytyqi dhe shkaktar për këtë mund të jetë sulmuesi i Shqipërisë Sokol Cikalleshi. Bytyqi aktivizohet me Konyaspor atje ku luan edhe kavajasi. Në ndeshjen e fundit që “shqiponjat” zhvilluan në kampionat ndaj Alanyaspor Bytyqi asistoi për Cikalleshin me këtë të fundit që shënoi në atë goditje me kokë.

Lojtari 24-vjeçar është lënë jashtë listës së Shaland për ndeshjet e marsit, ndërsa ka ende mundësinë për të zgjedhur kuqezinjtë, duke qenë se me Kosovën ka debutuar vetëm në një ndeshje miqësore. Duke ditur këtë fakt, Sokol Cikalleshi i bën thirrje zyrtare shokut të tij të skaudrës për të zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë.

Sulmuesi 30-vjeçar ka shpërndarë në llogarinë e tij në “Instagram” golin e shënuar ditën e sotme në fitoren 1-0 të Koniasporin dhe bashkë me pamjet shkruan: “Goli i vetëm dhe i fitores në ndeshjen e sotme! Faleminderit Koniaspor. Zymer Bytyqi, të duam në Kombëtaren Shqiptare”.

 

 

 

A post shared by Sokol Cikalleshi (@sokolcikalleshi)

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport bytyqi cikalleshi konyaspor kosova bytyqi cikalleshi konyaspor kosova

Sondazh

Poll