Sport

“Mjaft! Po e poshtëroni fanellën”, edhe tifozët kundër Juventusit, sikur të mos mjaftojë renditja e problemet pafund

22 Mars 2021, 10:28 Nga DOSJA
“Mjaft! Po e poshtëroni fanellën”, edhe tifozët

TORINO– Humbja ndaj Beneventos ka trazuar ujërat te skuadra e Juventus. Andrea Pirlo nuk di ku ta ketë mendjen më parë. Rezultatet nuk po vijnë, por duhet theksuar se janë në limitet e asaj vijës së hollë të kuqe, që ndan suksesin nga dështimi, pasi vendi i katërt për Champions League është në rrezik.

Në Torino, bardhezinjtë kanë bërë një prezantim pozitiv në aspektin e lojës, e janë dënuar nga gabimet individuale, që i kushtuan tre pikë më pak në renditje. Tifozët natyrisht nuk janë të kënaqur. Ka qenë grupimi zyrtar i skuadrës bardhezi, “Curva Sud”, që kanë reaguar në faqen e tyre, ku kanë shkruar:

 

 

 

A post shared by ????? ??? ???????? ???? ?⚪️? (@curvasudjuventus1897)

“Mjaft! Ju po e poshtëroni fanellën”. Tifozët kanë kontestuar edhe më parë skuadrën, duke i quajtur të padenjë për fanellën që mbajnë. Por presioni që po shfaqet në klub, ku të gjithë kërkojnë të çojnë fajin diku larg tyre, është i gabuar dhe më shumë se të gjithë e ndjen tekniku Andrea Pirlo.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport cristiano ronaldo juventus pirlo cristiano ronaldo juventus pirlo

Sondazh

Poll