Bota

Shpërthejnë protesta të dhunshme në Angli, digjen makinat dhe shkatërrohet stacioni i policisë

22 Mars 2021, 08:41 Nga DOSJA
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Angli, digjen makinat

BRITANI– “Kill the Bill” është thirrja e mijëra protestuesëve në Bristol të Mbretërisë së Bashkuar, kundër një projektligji që fuqizon rolin e policisë në demonstrata.

Edhe masat e rrepta të pandemisë janë në fuqi, një grup prej 5 mijë aktivistësh u ngritën në rovltë, ku u bashkuan edhe shumë të tjerë dhe si pasojë gjashtë oficerë u plagosën rëndë, shkruan The Guardian.

Stacioni i policisë Bridewell u bllokua dhe qindra persona u panë duke thyer xhama dhe duke iu vënë flakën automjeteve të policisë.

Megjithë kundërshtimin publik dhe votat kundër, projektligji do t’i japë policisë më shumë pushtet për të vendosur kushte në protesta.

Britania e Madhe renditet ndër vendet e para në botë për ecurinë e mirë të procesit të vaksinimit, autoritetet i tremben një vale të re infektimesh dhe për këtë arsye kanë hezituar të lehtësojnë masat në zonat më të rrezikuara.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota 'kill the bill' proteste ne angli 'kill the bill' proteste ne angli

Sondazh

Poll