Bota

Shefi i diplomacisë evropiane, Borrelli do të informojë ministrat e BE-së, për rezultatet e vizitë së Lajçakut në Ballk

22 Mars 2021, 08:33 Nga DOSJA
Shefi i diplomacisë evropiane, Borrelli do të informojë ministrat

KOSOVË-Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ditën e sotme do të informojë ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, për rezultate e vizitës së të dërguarit të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak në Beograd, Prishtinë dhe Podgoricë.

Sipas Gazeta Express, kryediplomati evropian, gjithashtu do të informojë ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian në lidhje me situatën në Venezuelë dhe zhvillimet e fundit në Gjeorgji dhe Birmani.

Më konkretisht, si fillim Borelli do të paraqes zhvillimet e fundit në marrëdhëniet e BE-së me Rusinë, pas miratimit të shpejtë të sanksioneve kundër atyre, për shkak të arrestimit të politikanit rus Alexei Navalny.

Ndërkohë, mësohet se do të mbahet një  debat mbi marrëdhënien BE-Rusi, i planifikuar për në samitin e BE-së në 25 dhe 26 mars.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora josep borrell josep borrell

Sondazh

Poll