Politike

30-vjetori i marrëdhënies SHBA-Shqipëri, Yuri Kim: Kam ndjerë ngohtësinë e shqiptarëve, në vitin tim të parë kam përj

22 Mars 2021, 08:05 Nga DOSJA
30-vjetori i marrëdhënies SHBA-Shqipëri, Yuri Kim: Kam

TIRANË– Ambasadorja Yuri Kim ka dhënë një mesazh në lidhje me 30-vjetorin e marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë. Me anë të një video të publikuar në ‘Youtube’, Kim shprehet se është privilegj që të shërbesh në Shqipëri, e se nga momenti i parë që ka ardhur ka ndjerë ngrohtësinë e shqiptarëve.

‘Javën e kaluar, ne festuam 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe e kremtuam këtë date të rëndësishme për dy vendet tona duke postuar mesazhet e ish-Ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara për popullin shqiptar. I mbyllim festimet tona me mesazhin e Ambasadores sonë aktuale të Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, e cila mbërriti në Tiranë në janar 2020. “Është privilegj të shërbesh si diplomat amerikan kudo në botë – por më lejoni të them se Shqipëria është e veçantë. Që nga momenti kur mbërrita, kam ndier ngohtësinë e popullit shqiptar dhe lidhjen e thellë që ekziston midis dy vendeve tona”, thotë Ambasadorja Kim. Shihni mesazhin e saj të plotë.’- nënvizon ambasadorja në rrjetet sociale.

Javën e shkuar u festua 30 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Kanë qënë disa ish-Ambasadorë të Shteteve të Bashkuara të cilët përçuan mesazhe për popullin shqiptar, ashtu si dhe politikanë të njohur të vendit.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike yuri kim yuri kim

Sondazh

Poll