Politike

AXHENDA/ Rama niset nesër drejt Parisit, drekon me Presidentin Macron, mister arsyeja

21 Mars 2021, 19:17 Nga DOSJA
AXHENDA/ Rama niset nesër drejt Parisit, drekon me Presidentin Macron,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë ditën e nesërme drejt Parisit, ku do të takohet me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Presidencës franceze, ku ka njoftuar se takimi mes kryeministrit Rama dhe presidentit Macron do të zhvillohet në orën 13:00.

Në axhendën e ditës së martë të Presidentit Macron, ora 13:00 është rezarvuar për kryeministrin Rama. 

Pas takimit, të dy pritet që të drekojnë së bashku në Elysee. Ende nuk dihet se për çfarë arsyesh do të takohen Rama dhe Macron apo se cila do të jetë tema e diskutimit të tyre. Nuk dihet as nëse bëhet fjalë për një takim zyrtar apo jo, duke qenë se në faqen zyrtare të Presidencës franceze është njoftuar vetëm dreka.

Nga ana e Kryeministrisë nuk ka asnjë njoftim në lidhje me këtë udhëtim të kreut të qeverisë. Për herë të fundit, kryeministri Rama është takuar më 15 maj të vitit 2018 me Presidentin e Francës.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama emanuel macron rama takon macron edi rama emanuel macron rama takon macron

Sondazh

Poll